Abdixhiku jep detaje për presidentin e ardhshëm: Këto janë kriteret e LDK-së

Aktuale

Abdixhiku jep detaje për presidentin e ardhshëm: Këto janë kriteret e LDK-së

Më: 18 gusht 2026 Në ora: 19:43
Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se në takimin me Albin Kurtin nuk është diskutuar për emra konkretë për presidentin e ardhshëm të Kosovës.

Abdixhiku theksoi se për LDK-në është e rëndësishme që presidenti apo presidentja e ardhshme të ketë vlera dhe bindje që mbrojnë Republikën e Kosovës.

“Për ne, LDK, është shumë e rëndësishme që të ketë vlera dhe bindje presidenti apo presidentja e ardhshme, të mbrojë Republikën e Kosovës. LDK gjithmonë i ka dhënë Kosovës president të jashtëzakonshme andaj edhe këtë herë do ta bëjë një gjë të tillë”, tha ai.

Sipas Abdixhikut, palët kanë diskutuar për profile, fusha dhe profesione të ndryshme, por jo për emra konkretë.

“S’kemi folur për emra konkretë, kemi folur për profile, për fusha, për profesione të ndryshme. Asnjë emër i përmendur deri më tash, ose partiak ose që ka ngjyrime partiake, nuk është pjesë e diskutimeve”, u shpreh kreu i LDK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat