“Çfarë po i bëjnë LDK-së?”/ Mustafa ‘shpërthen’ ndaj 6 deputetëve që po bllokojnë Presidentin

Aktuale

“Çfarë po i bëjnë LDK-së?”/ Mustafa ‘shpërthen’ ndaj 6 deputetëve që po bllokojnë Presidentin

Nga: A.M. Më: 2 shtator 2026 Në ora: 08:21
Xhevat Musafa

Në një reagim të ashpër në Facebook, publicisti Xhevat Mustafa ka kritikuar gjashtë deputetët e LDK-së që nuk po e mbështesin zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.

Mustafa, duke iu referuar në mënyrë ironike zhvillimeve në Beograd, ka ngritur dyshime për motivet e tyre dhe ka thënë se qëndrimi i tyre po i shërben interesave të Serbisë. Ai ka kritikuar gjithashtu ndikimin që, sipas tij, kjo situatë po i shkakton LDK-së dhe trashëgimisë politike të Ibrahim Rugovës, përcjell “Bota sot”.

Reagimi i plotë

Një ide e fantazuar, por edhe e falur nga vetë tufa e 6 deputetëve “rrebelë” të LDK...

Çfarë meritojnë nga Beogradi 6 deputetët bllokues të zgjedhjes së Presidentit në Prishtinë?

Në Beograd po qarkullon informacioni, akoma i pakonfirmuar publikisht e në media, se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i emocionuar së tepërmi nga kjo ngjarje e gëzueshme, kuptohet jo e papritur, ka urdhëruar që gjashtë anëtarët dhe deputetët e LDK- së, që i janë kundërvënë edhe  vendimit të kryesisë së partisë së tyre, të pajisen me tesera të anëtarëve të SNS(Partia Progresive Serbe) si dhe të shpallen "Heronj të Popullit të Serbisë"!? Sipas tij, me këtë akt këta 6 deputetë shqiptarë, kanë bërë në mes të Prishtinës, një vepër në të mirë të Serbisë, që nuk do ta bënin as 60 deputetë serbë bio e denbabaden!

Ndërsa shpirti i Ibrahim Rugoves në Parajsë po turfullon nga zhgënjimi dhe zemërimi se sa shumë po turpërohet dhe dëmtohet LDK- ja e tij nga anëtarë dhe deputetë të këtij "mielli" dhe pozicionimi...!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat