Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Zubin Potok

Aktuale

Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Zubin Potok

Më: 3 shtator 2026 Në ora: 14:58

Në kuadër të hetimeve që janë duke u zhvilluar lidhur me rastin për krime lufte në Zubin Potok, të enjten, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), hetuesit nga Drejtoria për hetimin e Krimeve të Luftës kanë arrestuar një person të dyshuar.

Kështë u bë e ditur përmes një komunikate të Përbashkët me Policinë e Kosovës dhe Prokurorisë Speciale.

Siç thuhet në njoftim, R.K. është arrestuar nën dyshimn për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, dhe është ndaluar për 48 orë.

"Brenda afatit ligjor të përcaktuar me Kodin e Procedurës Penale, PSRK- ja do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndërsa, në koordinim me hetuesit policorë, do të vazhdojë ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore. Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës riafirmojnë angazhimin në hetimin dhe ndjekjen penale të të gjithë kryerësve të mundëshëm të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë", thuhet në raport.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat