Faton Peci zgjidhet kryetar i GUXO-së

Aktuale

Faton Peci zgjidhet kryetar i GUXO-së

Nga: A.SH Më: 8 shtator 2026 Në ora: 12:20
Faton Peci

Faton Peci është zgjedhur kryetar i Partisë GUXO, pas vendimit të Kuvendit të kësaj partie.

Peci ka thënë se e pranon detyrën me përgjegjësi dhe përulësi, duke theksuar se GUXO nuk është krijuar për poste, por për një kauzë

Ai ka falënderuar bashkëkryetaren e deritanishme, Donika Gërvalla, për kontributin e saj dhe ka premtuar punë për forcimin dhe organizimin e partisë.

Peci ka theksuar gjithashtu se GUXO do të vazhdojë të angazhohet për institucione të forta, zhvillim ekonomik dhe të ardhme euroatlantike të Kosovës.

Postimi i Pecit:

Mbrëmë, Kuvendi i GUXO-së më besoi përgjegjësinë të udhëheq Partinë GUXO si Kryetar. E pranoj këtë detyrë me përulësi, mirënjohje dhe mbi të gjitha me përgjegjësinë e plotë që kjo detyrë kërkon.

GUXO nuk është krijuar për poste, por për një kauzë. Për mua, kjo nuk është garë për një pozitë, por thirrje e obligim për më shumë punë, më shumë bashkim dhe më shumë përgjegjësi. Do të punoj që GUXO të jetë një forcë politike e organizuar, e hapur dhe e afërt me qytetarin.

Një falënderim i veçantë për bashkëkryetaren e deritanishme, zonjën Donika Gërvalla për kontributin, përkushtimin dhe punën e saj në rrugëtimin e GUXO-së. Bashkë me të dhe me secilin anëtar e aktivist të partisë, do të vazhdojmë të ndërtojmë mbi atë që kemi nisur dhe të përballemi me sfidat që na presin.

Besoj fuqishëm se Kosova meriton institucione të forta, zhvillim ekonomik, arsim e shëndetësi më të mirë, siguri dhe një të ardhme të qartë euroatlantike, me NATO-n, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës si partnerët tanë strategjikë.

Nga thellësia e zemrës, faleminderit për besimin. Nga sot, përgjegjësia është edhe më e madhe, por edhe vullneti për të punuar është edhe më i fortë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat