Krasniqi: LDK po rikthehet në politikë, tash kemi LDK vs. VV-PDK

Aktuale

Krasniqi: LDK po rikthehet në politikë, tash kemi LDK vs. VV-PDK

Nga: A.SH Më: 5 tetor 2026 Në ora: 18:04
Deputetët e LDK-së

Gazetari Vullnet Krasniqi ka reaguar pasi LDK-ja nuk votoi ndryshimet në Ligjin për Specialen.

Ai e cilësoi këtë qëndrim si një ripozicionim politik të LDK-së, duke thënë se partia po rikthehet në skenën politike dhe se tashmë përballja është LDK kundër VV-PDK.

Krasniqi shtoi se LDK-ja duhet ta shpjegojë politikisht arsyetimin juridik të qëndrimit të saj.

“LDK foli. Pas një heshtjeje/zhdukjeje, ky fjalim dhe ky qëndrim anti-projektligjit është ripozicionim. Kthim në politikë, tani kemi LDK vs. VV-PDK. Nëse i mbijeton akuzave populiste për tradhti dhe arrin ta përkthejë arsyetimin juridik në narracion politik, bëhet forca e dytë.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat