Analisti politik Hysamedin Feraj ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit, duke kritikuar veprimet e disa veteranëve në emër të Hashim Thaçit.
Feraj ka paralajmëruar se veprime të tilla, sipas tij, mund të forcojnë akuzat e ngritura ndaj Thaçit dhe të rëndojnë pozitën e të akuzuarve në Hagë.
Postimi:
Mosni!
PDK - OVL forcon akuzat kundër Thaçit?
Çdo ditë e më shumë, në emër të Thaçit, veteranë të vërtetë e të rremë, sidomos të rremë, të ndërsyer nga Hysni Gucati, po ushtrojnë dhunë kundër rivalëve të vetë politikë.
Kjo ka qenë mes akuzave më të besueshme nga gjykata kundër Thaçit.
Mosni! Mos e dëshmoni atë frymë çdo ditë, publikisht, në mes të Prishtinës!
Mos t'iu verbojë etja për pushtet!
Mos rëndoni pozitën e të dënuarve në Hagë!
Mosni!