Autoambulanca arrin në Kuvend pas përdorimit të gazit lotsjellës nga Policia

Aktuale

Autoambulanca arrin në Kuvend pas përdorimit të gazit lotsjellës nga Policia

Më: 5 tetor 2026 Në ora: 19:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Një autoambulancë është parë duke shkuar drejt objektit të Kuvendit të Kosovës, pas përshkallëzimit të situatës mes protestuesve dhe Njësisë Speciale të Policisë.

Ndërkohë, deputetë që ndodhen brenda Kuvendit kanë njoftuar se gazi lotsjellës i përdorur jashtë ka depërtuar edhe brenda objektit.

Situata rreth Kuvendit mbetet e tensionuar, ndërsa në terren vazhdojnë të jenë të angazhuara forca të shumta policore.

Më herët, grupe protestuesish u përleshën me Njësinë Speciale, ndërsa Policia përdori gaz lotsjellës për të vënë situatën nën kontroll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat