Adnan Rrustemi reagon pas protestës para Kuvendit

Aktuale

Adnan Rrustemi reagon pas protestës para Kuvendit

Nga: A.SH Më: 5 tetor 2026 Në ora: 20:20
Adnan Rrustemi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka reaguar pas protestës që po mbahet para Kuvendit të Kosovës.

Rrustemi ka kritikuar organizatorët e protestës lidhur me kërkesat për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke thënë se LVV-ja në të kaluarën kishte protestuar për të parandaluar, siç u shpreh ai, dëme ndaj shtetit.

Ai ka deklaruar se LVV-ja e ka votuar në lexim të parë ligjin e propozuar dhe ka qenë e gatshme ta votojë edhe përfundimisht, ndërsa ka akuzuar opozitën se ka refuzuar disa nisma të saj.

Postimi i plotë:

Ne kemi protestuar për të parandaluar dëme ndaj shtetit - edhe kundër themelimit të Gjykatës Speciale, kurse këta kundër dëmeve që vet i kanë kriju. Po ku të kishim ne një parti në pushtet që është e gatshme të votojë çfarë propozon opozita. Po neve nuk na kanë votu as rezolutat kundër gjenocidit të Serbisë, e ne ia votuam ligjin në lexim të parë për gabimet e tyre të vitin 2015, e ishim të gatshëm ta votojmë përfundimisht.

Thonë se e kemi të rëndësishëm Ligjin, thonë se duhet ta rrëzojmë vendimin e Gjykatës, dhe pikërisht kur ju thu, ejani që t'i bëjmë, refuzojnë. Le ta votojmë presidentin që ta mundësojmë edhe mbrojtjen me strategji shtetërore edhe ta votojmë ligjin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat