Tensionet para Kuvendit, lëndohet edhe një tjetër polic

Aktuale

Tensionet para Kuvendit, lëndohet edhe një tjetër polic

Më: 5 tetor 2026 Në ora: 21:15
Foto nga vendi i ngjarjes

Tensionet para Kuvendit të Kosovës kanë vazhduar edhe gjatë mbrëmjes, ndërsa raportohet se është lënduar edhe një pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Lëndimi i policit ka ndodhur gjatë përshkallëzimit të situatës në protestën që po mbahet para objektit të Kuvendit.

Më herët gjatë protestës janë shënuar edhe incidente të tjera, përfshirë përplasje mes protestuesve dhe Policisë.

Situata para Kuvendit është tensionuar pas zhvillimeve lidhur me votimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat