“Jo 1 milion në Prishtinë, por edhe 1 miliard në Hagë, vendimi juridik nuk ndryshon” – reagimi i fortë i Milaim Nelës

Aktuale

“Jo 1 milion në Prishtinë, por edhe 1 miliard në Hagë, vendimi juridik nuk ndryshon” – reagimi i fortë i Milaim Nelës

Nga: A.SH Më: 5 tetor 2026 Në ora: 21:32
Pamje nga protesta

Publicisti Milaim Nela ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet në Prishtinë, duke e kritikuar ashpër atë që e quan protestë “pa sens dhe shtetshkatërruese”.

Nela ka thënë se protesta nuk mund të ndikojë në vendimet e Gjykatës Speciale në Hagë dhe ka bërë thirrje që qytetarët të mos përdoren, sipas tij, për qëllime politike.

Ai ka theksuar se çdo ndërhyrje në ligjin për Dhomat e Specializuara në këtë moment, sipas tij, mund të rrezikojë procesin e Apelit dhe të dëmtojë seriozitetin e shtetit të Kosovës.

Nela ka argumentuar se ndihma më e madhe për të dënuarit është përgatitja serioze juridike për shkallën e Apelit.

Postimi i plotë:

Po më dhemb shpirti kur po shoh protestat pa sens e shtetshkatërruese në rruget e Prishtinës!

Dhimbje, dhimbje ...e nuk kam fjalë!

I kam ndjekë protestat në Kosovë që nga pranvera e vitit 1981!

Protesta më pa sens nuk kam parë që nga ajo kohë!

Ju thaftë dora e zezë atyre që janë pas këtyre protestave!

Zot ruaje Kosovën se shumë gjak e shumë sakrificë asht ba për pavarësinë e saj!

Mos u bani mish për topin (serb) të drejtuar kundër shtetit tuaj!

Mos...!

Kthjellohuni bre!

Nuk kthehet denimi i Speciales me protesta o bashkëkombas të nderuar!

Jo të dalin 1 milion njerëz në Prishtinë por edhe 1 miliard në Hagë Gjykata nuk lëkundet nga vendimi juridik!

Jemi në vitin 2026!

Eshtë gjykatë e miratuar nga ligjvënësit e Kosoves e jo nga Kuvendi i Serbisë!

A po mendoni me kthjelltësi apo jo?

Çdo ndërhyerje në ligjin për Specialen në këto momente nuk është pro të denuarëve, është kundër tyre!

Çdo ndërhyrje në këto momente rrezikon procesin e Apelit në Hagë!

Çdo ndërhyrje në këto momente dëmton rëndë seriozitetin e shtetit të Kosovës!

E vetmja ndihmë që mund të ju jepet tē denuarëve eshte pergatitja serioze juridike për shkallën e Apelit. Kaq.

Politikisht, i vetmi ligj që do ta ndihmonte Kosoven dhe kauzen e saj do të ishte miratimi i njëvligji detyrues i Kuvendit të Kosovës për qeverine Kurti për ta paditur Serbinë për gjenocid e krime kundër njerëzimit në Kosovë tek gjykatat ndërkombëtare!

Ky do ishte një ligj që përfshin krimet serbe nga viti 1861 e deri ne vitin 1999!

Kjo është rruga!

Vetëm kjo e ul në gjunjë Serbinë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat