Faton Peci i bën thirrje LDK-së: Për Kosovën ia vlen kompromisi

Aktuale

Faton Peci i bën thirrje LDK-së: Për Kosovën ia vlen kompromisi

Nga: A.SH Më: 5 tetor 2026 Në ora: 22:58
Faton Peci

Kryetari i Guxo, Faton Peci, i ka bërë thirrje LDK-së për reflektim dhe angazhim të përbashkët, në mënyrë që të tejkalohet situata aktuale politike

Peci ka theksuar se kanë mbetur vetëm 24 orë për zgjedhjen e Presidentit/es së Kosovës, duke vlerësuar se zgjedhja do të kontribuonte në kompletimin e institucioneve dhe stabilitetin institucional.

“Për Kosovën ia vlen kompromisi, ia vlen tejkalimi i vetvetes, ia vlen marrëveshja”, ka shkruar Peci.

Postimi i plotë:

Ta dëshmojmë se e duam Kosovën

Duke parë ngjarjet aktuale dhe duke pasur parasysh se kemi vetëm edhe 24 orë për ta zgjedhur Presidentin/-en e Kosovës, si Kryetar i Partisë Guxo i bëj thirrje LDK-së për reflektim e angazhim të përbashkët me qëllim të tejkalimit të kësaj situate.

Zgjedhja e Presidentit/-es jo vetëm do t’i kompletonte institucionet tona të larta, por edhe do të krijonte stabilitet në këto kohë sfiduese. E vetëm me stabilitet institucional do të jemi të gatshëm të përballemi me sfidat që na presin, edhe me ato që lidhen me procesin e drejtësisë e të shkallës së Apelit në Hagë.

Të punojmë së bashku, të japim maksimumin që të tejkalojmë ditët e vështira që po kalon Kosova. T’ua dëshmojmë të gjithëve, po edhe vetes sonë e njëri-tjetrit, se e duam Kosovën, vendin tonë të bekuar.

Për Kosovën ia vlen kompromisi, ia vlen tejkalimi i vetvetes, ia vlen marrëveshja.

Për Kosovën ia vlen gjithçka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat