​OVL- UÇK – protestuesve: Mëngjesi duhet të na gjejë në shesh

Aktuale

​OVL- UÇK – protestuesve: Mëngjesi duhet të na gjejë në shesh

Më: 5 tetor 2026 Në ora: 23:05
Fotoilustrim

Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u ka bërë thirrje protestuesve që nesër në mëngjes të mblidhen sërish në sheshin e Prishtinës.

Nesër është afati i fundit për zgjedhjen e presidentit ose vendi shkon në zgjedhje brenda 45 ditësh, rrjedhimisht edhe afati i fundit për t’u votuar në lexim të dytë plotësim/ndryshimi i Ligjit për Specialen.

“Popull i dashur. Kategori të dala nga lufta e UÇK-së.

Nesër, mëngjesi duhet të na gjejë të gjithëve në sheshin e Prishtinës. Të bashkuar dhe me dinjitet, për të mbrojtur atë që është e jona dhe për të dëshmuar se UÇK-ja na bashkon”, thuhet në postimin në Facebook të OVL- UÇK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat