Kosova bëhet me presidente

Aktuale

Kosova bëhet me presidente

Më: 7 tetor 2026 Në ora: 00:17
Justina Shiroka-Pula

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Justina Shiroka-Pulën presidente të Republikës së Kosovës.

Shiroka-Pula mori 81 vota të deputetëve në raundin e parë, duke siguruar kështu zgjedhjen në krye të shtetit.

Votimi u zhvillua pas afatit të 6 tetorit, i cili ishte përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me procesin e zgjedhjes së presidentit.

Në një seancë që vazhdoi përtej mesnatës, në orën 00:13, Kuvendi votoi Justina Shiroka-Pulën për presidente të Kosovës.

Me zgjedhjen e saj, Shiroka-Pula merr detyrën e presidentes në një moment të rëndësishëm institucional për vendin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat