Arta Bajrami i drejtohet presidentes Justina Shiroka-Pulës me një kërkesë

Aktuale

Arta Bajrami i drejtohet presidentes Justina Shiroka-Pulës me një kërkesë

Nga: A.M. Më: 7 tetor 2026 Në ora: 21:55
Arta Bajrami

Zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës në postin e presidentes së Kosovës ka nxitur reagime të shumta nga përfaqësues të institucioneve, por edhe nga figura të njohura publike.

Në mesin e personazheve që kanë reaguar pas zgjedhjes së presidentes së re është edhe këngëtarja Arta Bajrami. Përmes një postimi në Instagram, ajo ka adresuar një kërkesë të drejtpërdrejtë për Shiroka-Pulën dhe krerët e tjerë institucionalë.

Bajrami ka kërkuar që çështja e fëmijëve me nevoja të veçanta, me theks të veçantë te projektligji për autizmin, të trajtohet me urgjencë nga Kuvendi i Kosovës.

“Tash që Kosova ka Presidenten dhe institucionet po funksionalizohen, kërkesa jonë është e qartë: Projektligji për fëmijët me nevoja të veçanta (Autizmin) të jetë menjëherë ndër pikat e para të rendit të ditës në Kuvend. Fëmijët nuk presin”, ka shkruar Bajrami.

Postim i plotë:

Urime Kosovë për zgjedhjen e Presidentes

Më në fund, Kosova po i rikthen institucionet në funksion.

Tani kërkesa jonë është e qartë: Projektligji për fëmijët me nevoja të veçanta (Autizmin) të jetë menjëherë ndër pikat e para të rendit të ditës në Kuvend.

Fëmijët tanë kanë pritur mjaft.

Tash është koha që shteti të veprojë.

Lobimi për Autizëm

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat