Kurti ndan pamje nga takimi me Shiroka-Pulën - ja çfarë i tha presidentes së re

Aktuale

Kurti ndan pamje nga takimi me Shiroka-Pulën - ja çfarë i tha presidentes së re

Nga: A.M. Më: 8 tetor 2026 Në ora: 15:19
Foto nga takimi

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas takimit me presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, të cilën e ka uruar për detyrën e re dhe ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim ndërinstitucional. Kurti ka vlerësuar integritetin, dijen dhe përvojën e saj akademike e institucionale, ndërsa ka ndarë edhe pamje nga takimi i tyre, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Nder dhe kënaqësi ta kemi presidente të Republikës së Kosovës, profesoreshën Justina Shiroka Pula, dhe të zhvillojmë takimin tonë të parë në zyrën e saj të re.

E urova për detyrën dhe e falënderova që na gëzoi duke pranuar këtë përgjegjësi në një kohë kur vendi kishte shumë nevojë për president që, përveçse përbashkon e sjell stabilitet, ka integritet të lartë, dije të gjerë dhe përvojë të gjatë akademike e institucionale.

Do të bashkëpunojmë e do të bashkërendohemi për punët e mira për qytetarët dhe për prioritetet shtetërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat