Mbledhja e Qeverisë, kërkohet autorizim nga presidentja për Marrëveshjen e Kredisë me Bankën Evropiane.
Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për t’i kërkuar Presidentes së Republikës autorizimin për Ministrin e Financave që të nënshkruajë marrëveshjen e kredisë me Bankën Evropiane për Investime (BEI).
Qeveria e Republikës së Kosovës, në një mbledhje elektronike, ka miratuar vendimin për t’i kërkuar Presidentes së Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit për Ministrin e Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, marrëveshja lidhet me financimin e projektit për përmirësimin e pajisjeve mjekësore dhe infrastrukturës shëndetësore.
Pas autorizimit nga Presidentja, Ministri i Financave do të mund të procedojë me nënshkrimin e marrëveshjes së kredisë me Bankën Evropiane për Investime.