Haradinaj: Gjermania, partner i rëndësishëm në shtetndërtimin e Kosovës

Aktuale

Haradinaj: Gjermania, partner i rëndësishëm në shtetndërtimin e Kosovës

Nga: A.M. Më: 8 tetor 2026 Në ora: 21:11
Rainer Rudolph, Ramush Haradinaj

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka shkruar në Facebook se, 36 vjet pas ribashkimit, Gjermania vazhdon të përfaqësojë një shembull të lidershipit në promovimin e lirisë, demokracisë, paqes dhe stabilitetit.

Haradinaj ka bërë të ditur se, me rastin e shënimit të Ditës së Bashkimit të Gjermanisë, mori pjesë në eventin e organizuar nga Ambasada Gjermane në Kosovë, ku zhvilloi një takim me ambasadorin e ri gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph.

Sipas tij, gjatë këtij takimi u shkëmbyen mendime për zhvillimet aktuale në Kosovë, si dhe për mundësitë e thellimit të mëtejshëm të partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

Postim i plotë:

36 vjet më parë, Gjermania e bashkuar tregoi lidership në liri dhe demokraci, duke kontribouar për paqe dhe stabilitet në botë.

Ishte kënaqësi e veçantë që sonte, me rastin e shënimit të Ditës së Bashkimit të Gjermanisë, në eventin e organizuar nga ambasada gjermane në Kosovë, të shkëmbej mendime të vlefshme me ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, z. Rainer Rudolph, për zhvillimet aktuale në vend dhe për thellimin e partneritetit mes dy shteteve tona.

Gjermania ka dhënë mbështetje shumë të madhe për shtetndërtimin e Republikës së Kosovës dhe për këtë, populli i ynë do të jetë përgjithmonë mirënjohës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat