“Peshqit e mëdhenj”, deputeti i VV-së thotë se KPK-ja po heton Blerim Isufajn, përmend edhe Përparim Ramën

Aktuale

“Peshqit e mëdhenj”, deputeti i VV-së thotë se KPK-ja po heton Blerim Isufajn, përmend edhe Përparim Ramën

Nga: A.M. Më: 8 tetor 2026 Në ora: 21:21
Egzon Azemi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me zhvillimet e fundit në Prokurorinë e Kosovës.

Azemi ka pretenduar se Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka nisur hetimet ndaj Blerim Isufajt, duke ngritur dyshime se gjatë ushtrimit të detyrës mund të jenë favorizuar persona të caktuar për t’iu shmangur ndjekjes ligjore.

“Paska nisë hetimi i KPK-së ndaj Blerim Isufajt, nën dyshimet se ka ‘mbrojtur’ nga ndjekja ligjore disa ‘peshq’ të mëdhenj”, ka shkruar Azemi.

Postim i plotë:

Paska nisë hetimi i KPK-së ndaj Blerim Isufajt, nën dyshimet se ka "mbrojtur" nga ndjekja ligjore disa "peshq" të mdhenjë.

Përparim Rama... tik tak, tik tak...

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat