Momenti kur largohet fotografia e Vjosa Osmanit nga MD-ja

Aktuale

Momenti kur largohet fotografia e Vjosa Osmanit nga MD-ja

Nga: A.M. Më: 8 tetor 2026 Në ora: 22:37
Momenti kur largohet fotografia e Vjosa Osmanit nga Ministria e Drejtësisë

Naser Arifi, këshilltar politik i ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se e ka hequr fotografinë e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, nga ambientet e Ministrisë së Drejtësisë.

Arifi e ka shoqëruar veprimin me një deklaratë të publikuar krahas pamjeve, ku ka shkruar:

“Vet e kam ndu kur ka mbajtë parime, vet po e hjeki kur i ka shkelë ato.”

Fotografitë e publikuara nga Arifi tregojnë momentin e heqjes së fotografisë nga ambientet e ministrisë.

Vendosja dhe ekspozimi i fotografisë së Presidentit të Republikës së Kosovës në institucionet publike rregullohet përmes legjislacionit dhe akteve përkatëse shtetërore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat