Enver Dugolli merr pjesë në takimin e KKSB-së në Rahovec, diskutohet për gjendjen e sigurisë në komunë

Aktuale

Enver Dugolli merr pjesë në takimin e KKSB-së në Rahovec, diskutohet për gjendjen e sigurisë në komunë

Nga: A.M. Më: 9 tetor 2026 Në ora: 14:16
Pamje nga takimi

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Enver Dugolli, ka marrë pjesë në takimin e rregullt të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në Rahovec, të udhëhequr nga kryetari i komunës, Smail Latifi.

Gjatë takimit u diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në komunë, sfidat dhe prioritetet në këtë fushë, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve qendrore dhe lokale dhe mekanizmave të sigurisë.

Dugolli theksoi rëndësinë e komunikimit dhe koordinimit të vazhdueshëm ndërinstitucional, me qëllim të parandalimit të dukurive negative, rritjes së sigurisë publike dhe adresimit me kohë të shqetësimeve të qytetarëve.

Ai nënvizoi se siguria në bashkësi ndërtohet përmes bashkëpunimit, përgjegjësisë institucionale dhe besimit të ndërsjellë, duke vënë në pah përkushtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme për të mbështetur komunat dhe mekanizmat përkatës në forcimin e sigurisë.

MPB-ja mbetet e angazhuar për krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët, përmes koordinimit institucional dhe masave që kontribuojnë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat