Dokumente, fotografi nga lufta dhe udhëtime në Serbi: Çfarë provash përmendi Prokuroria ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit?

Aktuale

Dokumente, fotografi nga lufta dhe udhëtime në Serbi: Çfarë provash përmendi Prokuroria ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit?

Më: 9 tetor 2026 Në ora: 14:43 Përditësuar në ora: 14:54 më 09.10.2026
Seanca gjyqësore, Muharrem Qerimi dhe Bedri Shabani

Gjykimi për spiunazh i Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, prokurori: Provat do të vërtetojnë se i kanë shërbyer BIA-s

Në gjykimin e filluar rishtazi të dy të akuzuarve për spiunazh Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit që të dy u deklaruan sërish të pafajshëm.

Kryetari i trupit gjykues, Rrahman Beqiri, bëri të ditur se për shkak të afrimit të pensionimit të anëtarit të trupit gjykues, Vesel Ismajli, ai do të zëvendësohet nga gjykatësja Donika Shala-Abdyli dhe rrjedhimisht gjykimi ka nisur rishtazi, raporton “Betimi për drejtësi”.

Prokurori special Bekim Kodraliu tha se nga provat e grumbulluara që do të administrohen gjatë gjyqit do të vërtetohet se dy të pandehurit e kanë ndihmuar dhe i kanë shërbyer BIA-së

“Raportet për hyrje daljet për Serbi dhe kthimi në të njëjtën ditë në Kosovë, dokumentacione dhe fotoalbume, që përmbajnë foto të luftës së Kosovës, diagrame, fotografi të përgatitura, e në veçanti provat materiale të cilat janë gjetur në posedim tek i pandehuri Bedri Shabani, do të vërtetohet se i njëjti që spitalin e Mollopolcit, ta ndërlidhë me shtëpinë e ashtuquajturën Shtëpia e Verdhë, në Shqipëri. Gjatë administrimit të provave, do të vërtetohet që i pandehuri Bedri Shabani nga një datë e pacaktuar e deri në arrestimin e tij 05.06.2024, e ka ndihmuar BIA-në përmes Srgjan Rosiqit, në formën e mbledhjes dhe dërgimit të informacioneve, dokumenteve dhe librave që kanë të bëjnë më ngjarjet të UÇK-së. Këto veprime i ka ndërmarrë përmes komunikimit telefonik dhe takimeve fizike me Srgjan Rosiqin”, tha Kodraliu.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 19 shkurt 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të cilët i ngarkon se kanë mbledhur dhe dërguar informacione e dokumente tek BIA serbe lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, eprorët e pjesëtarët e saj, Policinë, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë e Inspektoratin Policor të Kosovës, si dhe për ngjarje e objekte specifike, përfshirë edhe një masakër- atë të Reçakut.

Përmes këtyre veprimeve, PSRK thotë se synohej shkaktimi i një konflikti të gjerë ndëretnik në territorin e Republikës së Kosovës, të krijohej një narrativë e pavërtetë që ta ndërlidhë Spitalin Ushtarak të UÇK-së me të ashtuquajturën “Shtëpia e Verdhë” për kinse trafikim organesh dhe të vë në dyshim të vërtetën e masakrës.

Akuzohen për spiunazh dhe lidhje me BIA-n serbe, Qerimi dhe Shabani dalin para gjykatës

Muharrem Qerimi dhe Bedri Shabani janë deklaruar të pafajshëm lidhur me akuzat për spiunazh.

Të dy të akuzuarit kanë mohuar fajësinë në kuadër të procesit gjyqësor që po zhvillohet në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Rasti ndaj Qerimit dhe Shabanit po shqyrtohet nga organet e drejtësisë, ndërsa seancat gjyqësore po vazhdojnë në kuadër të procedurës penale.

Deklarimi i pafajësisë nga të akuzuarit nënkupton se ata nuk e pranojnë përgjegjësinë penale për veprën që u vihet në barrë. Vendimi përfundimtar për rastin i takon gjykatës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat