KFOR-i dhe Policia e Kosovës shkëmbejnë përvojat në një takim në Kampin Bondstil

Aktuale

KFOR-i dhe Policia e Kosovës shkëmbejnë përvojat në një takim në Kampin Bondstil

Më: 9 tetor 2026 Në ora: 15:03
Pamje nga vendi i ngjarjes

Komanda Rajonale Lindje e misionit të KFOR-it organizoi sot në Kampin Bondsteel një takim me oficerët rajonalë të çështjeve publike të Policisë së Kosovës, me fokus në shkëmbimin e përvojave dhe avancimin e bashkëpunimit profesional.

Gjatë takimit, pjesëmarrësit diskutuan për praktikat e komunikimit, marrëdhëniet me mediat, përdorimin e rrjeteve sociale, rrëfimin vizual përmes telefonave celularë, si dhe përdorimin e përgjegjshëm të inteligjencës artificiale.

Ky aktivitet shërbeu si një mundësi për përfaqësuesit e KFOR-it dhe Policisë së Kosovës që të ndajnë njohuritë e tyre, të thellojnë raportet profesionale dhe të përmirësojnë koordinimin ndërmjet dy institucioneve.

Sipas njoftimit, bashkëpunimi synon të kontribuojë në komunikim më të shpejtë, të saktë dhe efektiv me publikun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat