Profesori i sigurisë, Avni Islami, në një reagim ka vlerësuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është kthyer në një nga temat kryesore të fushatës politike në Serbi.
Sipas Islamit, opozita serbe po i përdor arritjet e Kosovës në shtrirjen e sovranitetit në veri, luftimin e grupeve kriminale dhe rastin e Milan Radoiçiqit për të kritikuar presidentin Aleksandar Vuçiq dhe lidhjet e tij të pretenduara me krimin.
Në anën tjetër, Vuçiq po akuzon opozitën dhe studentët për bashkëpunim me Kurtin, duke tentuar t’i paraqesë kritikat ndaj pushtetit si koordinim me kryeministrin e Kosovës.
Islami thekson se Kosova po shërben si pikë reference në rajon për qeverisjen dhe luftimin e korrupsionit, ndërsa në Serbi çështja e Kosovës po përdoret në diskursin nacionalist dhe në përplasjet e brendshme politike.
Shkrimi i plotë:
Reagim,
Efekti Kurti në politikën serbe: Vucic e akuzon opozitën për bashkëpunim - Opozita për humbjen e kontrollit mbi Kosovën, lidhjet me krimin – Radojcicin.
Kryministri i Kosovës Albin Kurti, është kthyer në një prej emrave kryesor në fushatën në Serbi. Deri sa opozita po ia ri kujton Vucicit arritjet e Kosovës sidomos në veri, përfshirë suksesin në shtrirjen e sovranitetit, integritetit të Kosovës, kontrollin efikas dhe praktik të terrirorit, luftimin e grupeve kriminale, terroriste dhe rrjetëve të spiunazhit, kontrollit të Ujmanit dhe aseteve tjera strategjike atje, duke ja kujtuar Vucicit në vazhdimësi deklarimet që i ka pasur ndër vite, Vucic në anen tjetër, po e akuzon opoziten/studentët për bashkëpunimin e tyre me Kryeminstrin e Kosovës, ofrimin e mbështetjes nga Kosova për ta dhe të ngjashme.
Përderisa në shtetet tjera në rajon, Kosova dhe Kryeminstri i Kosovës permendet si referencë për modelin e qeverisjes, përparimin në luftimin e korrupsionit, transparences, zhvillimit ekonomik, angazhimit në proceset integruese, në Serbi ne terma nacionalist po permendet në një konatacion tjetër.
Kosova me modelin e qeverisjes po bëhet pikë reference për rajonin dhe me gjerë, duke ndikuar pozitivisht edhe jashtë kufijve në frymën e vlerave europiane dhe euro- atlantike.
Serbia ende nuk ka arritur nivelin e demokracisë për të diskuatuar për modelet e qeverisjes. Atje i kërkuari për terrorizem Milan Radojcic me grupin e tij paramilitar, ka rolin kryesor ne fushatën parazgjedhore në Serbi duke drejtur SNS bashkë me Vucicin.
Kosova ka arritur suksesshëm ta luftoj grupin paramilitar të Milan Radocicit i cili pçrveç krimit, kontrollonte edhe aspektet politike dhe të tjera për interesa te tij-Sërbisë, saktesisht Listen Serbe.
Tash i njejti është në Serbi dhe atje po e zgjeron ndikimin në shtet, ku praktisht mekanizmat e shtetit janë në shërbim të tij. Ai ka lidhje te forta me Vucicin, dhe tani është e veshtirë të dihet në Serbi kush është shteti e kush është krimi.
Kosova ka dekonstruktuar dhe mundur këtë grup. Opozita në Serbi e shfrytëzon këtë për të treguar lidhjet shtet krim - Vucic – Radojcic. Vucic e akuzon opoziten se po mbështetet në të dhënat dhe referencat e Kosovës - Kryeministrit Albin Kurti.
Kosova ka arritur qe ta vërtetoj shfrytëzimin nga pushtetit në Serbi të institucioneve të sigurisë, si BIA në shërbim të SNS dhe qëllimeve elektorale në dobi të tyre në Serbi (rasti i Fehim Sali) dhe LS në Kosovë si satelit i SNS - (Fatmir Sheholli - Dimic), këto raste dhe shumë të tjera, opozita i shfrytëzon si deshmi, Vucic tenton ti përkthej si bashkepunim me Kryeministrin e Kosovës.
Kosova ka arritur te dëshmoj ofendimin e rëndë qe Vucic i bënë përfaqësuesve të KOS në Kosovë,
Dështimi i Serbisë në Kosovë - Banjska dhe Iber Lepenci, mes rreshtave shfrytëzohen nga opozita ne Serbi, Vucic në vazhdimesi i akuzon për kordinimin me Kryeminsitrin e Kosovës.
Për vite të tëra qindra mijëra euro në dite janë ndarë nga buxheti i Serbisë në emër të Kosovës pa pasur mekanizma adekuate të kontrollit.
Mediat e Vuciqit në Serbi i kane shërbyer vazhdimisht Listës Serbe si zëdhënëse të Beogradit në Kosovë, duke fuqizuar narrativat e saj dhe duke i targetuar zërat serb që nuk i binden politikës se Vuciqit.