​Më 29 tetor në Apel shqyrtohet ankesa e Naim Murselit, ankesë paraqiti edhe familja e Liridona Ademajt

Aktuale

​Më 29 tetor në Apel shqyrtohet ankesa e Naim Murselit, ankesë paraqiti edhe familja e Liridona Ademajt

Më: 12 tetor 2026 Në ora: 15:24
Liridona Ademaj

Më 29 tetor në Apel shqyrtohet ankesa e Naim Murselit, ankesë paraqiti edhe familja e Liridona Ademajt

Më 29 tetor, në orën 09:50, është caktuar të mbahet seanca në Gjykatën e Apelit, ku do të shqyrtohet ankesa e Naim Murselit, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj.

Ai i ka kërkuar Kolegjit të Apelit që, krahas Naim Murselit dhe Granit Plavës, me burgim të përjetshëm të dënohet edhe Kushtrim Kokalla.

Ankesa prej 30 faqesh, e dorëzuar nga dy avokatët e Murselit, kërkon prishjen e aktgjykimit ose shqiptimin e një dënimi më të butë.

Në ankesë, mbrojtja pretendon se gjykata e shkallës së parë i ka vlerësuar provat në mënyrë të njëanshme dhe selektive. Po ashtu, ngrihen pretendime lidhur me mënyrën se si policia e ka marrë në pyetje Murselin.

Avokatët pretendojnë gjithashtu se gjykata nuk i ka marrë parasysh disa nga propozimet e mbrojtjes, përfshirë rikonstruktimin e vendit të ngjarjes dhe ekzaminimin e rrobave të Murselit.

Në Gjykatën e Apelit ankesë ka deponuar edhe Leotrim Syla, avokati i të ndjerës Liridona Ademaj.

Ai i ka kërkuar Kolegjit të Apelit që, krahas Naim Murselit dhe Granit Plavës, me burgim të përjetshëm të dënohet edhe Kushtrim Kokalla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat