Pas reagimit të gazetarit Lirim Mehmetaj ndaj deklaratave të deputetit të Vetëvendosjes, Fatos Geci, ka reaguar edhe Gani Geci, axha i deputetit.
Në postimin e tij, Gani Geci ka rikujtuar marrëveshjen e arritur mes familjes Geci dhe familjes Mehmetaj, me ndërmjetësimin e Anton Qunit dhe Fadil Hadergjonajt.
Sipas tij, në një takim të mbajtur në restorantin “Garden”, familjet ishin pajtuar dhe ishin zotuar që as Lirim Mehmetaj dhe as anëtarët e familjes Geci të mos merreshin me njëri-tjetrin, qoftë përmes shkrimeve apo paraqitjeve televizive.
Postimi i Gecit:
Me ndërmjetësimin e Anton Qunit dhe Fadil Hadergjonajt, në restorantin Garden takohen Ismet Mehmetaj, babai i Lirim Mehmetajt, vëllai i Lirimit, Rinori, dhe Gani Geci.
Familjet pajtohen dhe zotohen që as Lirim Mehmetaj, as anëtarët e familjes Geci të mos merren me njëri-tjetrin, as përmes shkrimeve dhe as në televizione.