​Komisioni për Kulturë, Sport dhe Rini miraton ndryshimet buxhetore për vitin 2026

Aktuale

​Komisioni për Kulturë, Sport dhe Rini miraton ndryshimet buxhetore për vitin 2026

Më: 13 tetor 2026 Në ora: 11:29
​Komisioni për Kulturë, Sport dhe Rini

Komisioni për Kulturë, Turizëm, Sport dhe Rini ka miratuar të martën Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për vitin 2026.

Kjo pikë e rendit të ditës është miratuar me shtatë vota për, pa asnjë votë kundër dhe pa asnjë abstenim.

Me këtë vendim, Komisioni ka dhënë mbështetjen e tij për Projektligjin, i cili parasheh ndryshimin dhe plotësimin e kuadrit ligjor që rregullon ndarjet buxhetore për vitin 2026.

Miratimi në Komision përbën një hap në shqyrtimin parlamentar të Projektligjit, i cili synon të bëjë ndryshimet e parapara në ligjin aktual për ndarjen e buxhetit për këtë vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat