Konjufca takon homologun norvegjez, diskutojnë për integrimin evropian dhe sigurinë në Ballkan

Aktuale

Konjufca takon homologun norvegjez, diskutojnë për integrimin evropian dhe sigurinë në Ballkan

Më: 13 tetor 2026 Në ora: 16:39
Pamje nga takimi

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Espen Barth Eide, në kuadër të Forumit të Sigurisë në Varshavë.

Sipas njoftimit, gjatë takimit janë shkëmbyer pikëpamje për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, çështjet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë.

“Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, zhvilloi një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Espen Barth Eide.

Në kuadër të Forumit të Sigurisë në Varshavë. Gjatë bisedës u shkëmbyen pikëpamje për rrugën e Republikës së Kosovës drejt Bashkimit Evropian, sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat