Pacolli për tranzicionin e gjelbër: Do të mbështesim politikat për reduktimin e mbeturinave

Aktuale

Pacolli për tranzicionin e gjelbër: Do të mbështesim politikat për reduktimin e mbeturinave

Nga: A.M. Më: 13 tetor 2026 Në ora: 19:43
Fitore Pacolli

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, së bashku me ministren e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka marrë pjesë në edicionin e dytë të Panairit dhe Konferencës së Ekonomisë Qarkore në Ballkanin Perëndimor, ku në fokus ishte reduktimi i plastikës njëpërdorimshme dhe promovimi i zgjidhjeve të qëndrueshme.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka theksuar rëndësinë e ekonomisë qarkore për mbrojtjen e mjedisit, shfrytëzimin e përgjegjshëm të resurseve dhe krijimin e mundësive të reja ekonomike.

Ajo ka bërë të ditur se Ministria do të vazhdojë të mbështesë politikat dhe iniciativat që synojnë përshpejtimin e tranzicionit të gjelbër, reduktimin e mbeturinave dhe fuqizimin e riciklimit.

Postim i plotë:

Së bashku me ministren Mimoza Kusari-Lila, morëm pjesë në edicionin e dytë të Panairit dhe Konferencës së Ekonomisë Qarkore në Ballkanin Perëndimor, me fokus reduktimin e plastikës njëpërdorimshme dhe promovimin e zgjidhjeve të qëndrueshme.

Ekonomia qarkore është domosdoshmëri për mbrojtjen e mjedisit, shfrytëzimin e përgjegjshëm të resurseve dhe krijimin e mundësive të reja ekonomike. Si Ministri, do të vazhdojmë të mbështesim politikat dhe iniciativat që përshpejtojnë tranzicionin e gjelbër, reduktojnë mbeturinat dhe fuqizojnë riciklimin.

Gjatë vizitës në panair, takuam bizneset që prezantuan produktet dhe zgjidhjet e tyre inovative. I përgëzova për punën dhe angazhimin e tyre në zhvillimin e ekonomisë qarkore dhe mbrojtjen e mjedisit në Kosovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat