Gazetari Gëzim Mekuli ka reaguar përmes një postimi lidhur me zhvillimet politike në Shqipëri, duke kërkuar dinjitet, liri dhe drejtësi për qytetarët.
Ai ka kritikuar pushtetin dhe kryeministrin Edi Rama, duke theksuar se Shqipëria nuk duhet të trajtohet si pronë e pushtetarëve.
“Shqipëria po zgjohet! Një komb nuk mund të mbahet pafundësisht në gjunjë!”, ka shkruar Mekuli, duke shtuar se pushteti buron nga populli dhe jo nga oligarkët.
Postimi i plotë:
SHQIPËRIA PO ZGJOHET!
Një komb nuk mund të mbahet pafundësisht në gjunjë! Shqiptarët nuk pranojnë më talljen, poshtërimin, varfërinë, shfrytëzimin dhe përndjekjen në vendin e tyre, në tokën ku kanë lindur dhe ku u ka rënë koka.
Mëmëdheu nuk është pronë e pushtetarëve; Shqipëria nuk është plaçkë e askujt!
Asnjë pushtet nuk është mbi popullin dhe asnjë autokrat nuk mund ta shuajë dinjitetin e një kombi që kërkon liri, drejtësi dhe jetë me dinjitet.
Besa-Besë! Për dinjitet, liri dhe Shqipëri!
Shqiptarët meritojnë më shumë se frikë, varfëri dhe arrogancë pushteti. Shqipëria u përket qytetarëve të saj, jo Edi Rdamës e asnjë pushtetari që harron se pushteti buron nga populli e jo nga oligarkët e regjimit.