Familjarët e Gani Gecit të pranishëm para Pallatit të Drejtësisë, pas pak seanca

Aktuale

Familjarët e Gani Gecit të pranishëm para Pallatit të Drejtësisë, pas pak seanca

Më: 14 tetor 2026 Në ora: 13:26
Foto nga vendi i ngjarjes

Familjarët e ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, janë parë para Pallatit të Drejtësisë.

Sipas pamjeve të publikuara nga Indeks Online, para Gjykatës ku pritet të merret vendimi për Gecin, u panë një numër i madh i familjarëve.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës caktimin e masës së sigurisë ndaj ish-deputetit.

Geci, i ndaluar nën dyshimet për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj, për shkak të ushtrimit të profesionit të tij, do të përballet me kërkesën për paraburgim, në kohëzgjatje prej një muaji.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, e cila tha se seanca dëgjimore pritet të mbahet nga ora 13:30.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat