Ekzekutohen pagat për punëtorët teknikë të shkollave të Prishtinës

Aktuale

Ekzekutohen pagat për punëtorët teknikë të shkollave të Prishtinës

Më: 14 tetor 2026 Në ora: 14:04
Fotoilustrim

Drejtoria e Financave e Komunës së Prishtinës ka konfirmuar për Klan Kosova, se pagat për punëtorët teknikë të shkollave të kryeqytetit janë ekzekutuar sot, më 14 tetor.

Lajmi është bërë i ditur përmes një përgjigjeje zyrtare të Drejtorisë së Financave, pas pyetjeve të parashtruara lidhur me grevën e punëtorëve teknikë në shkollat e Prishtinës.

Sipas njoftimit, me ekzekutimin e pagesave është adresuar çështja për të cilën është kërkuar sqarim.

Ndërkaq, sa i përket vazhdimit apo ndërprerjes së grevës, Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se ky informacion duhet të konfirmohet nga vetë përfaqësuesit e punëtorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat