​Blerim Isufaj ankohet në Supreme për shkarkim nga detyra e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Aktuale

​Blerim Isufaj ankohet në Supreme për shkarkim nga detyra e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Më: 14 tetor 2026 Në ora: 15:55
Ish-kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj

Ish-kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, është ankuar në Gjykatën Supreme.

Kjo pasi u shkarkua nga kjo pozitë nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), konfirmoi zëdhënësja e Supremes, Antigona Lutfiu.

“Lidhur me kërkesën tuaj, ju njoftojmë se ankesa administrative është pranuar me datë 9.10.2026, mban numrin AA.nr.40/2026, dhe është në shqyrtim”, tha Lutfiu.

Këshilli Prokurorial i Kosovës më 2 tetor mori vendim për shkarkimin e Isufajt nga pozita e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat