Albulena Haxhiu pret në takim lamtumirës shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë

Aktuale

Albulena Haxhiu pret në takim lamtumirës shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë

Nga: A.M. Më: 14 tetor 2026 Në ora: 16:33
Pamje nga takimi

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Heleni Vakali.

Përmes një njoftimi, Haxhiu ka bërë të ditur se e ka falënderuar Vakalën për bashkëpunimin dhe përkushtimin e treguar gjatë shërbimit të saj në Kosovë.

Gjatë takimit, të dyja palët kanë shprehur vullnetin për thellimin e bashkëpunimit dhe avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë.

Në përfundim të takimit, kryetarja e Kuvendit i ka uruar Heleni Vakalit suksese në angazhimet e saj të ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat