Katër të akuzuarve pakistanezë, Sanëal Sanaullah, Muhammad Hamza, Yar Muhammed dhe Touseef Ahmed, të akuzuar për rrëmbimin e dy shtetasve të huaj në Prishtinë dhe kërkimin e 4 mijë funteve për lirimin e njërit prej tyre, i është vazhduar paraburgimi.
Ata, para trupit gjykues kanë mohuar fajësinë.
Sipas aktakuzës, ngjarja ka ndodhur më 18 dhe 19 maj 2026, kur të pandehurit dyshohet se kanë rrëmbyer dhe mbajtur me forcë Manish Kumar dhe Hamanta Bhandari në një banesë në rrugën “Shaqir Igrishta” në Prishtinë.
Prokuroria pretendon se të pandehurit e kanë kërcënuar Manish Kumarin me armë, dhunë fizike dhe kërcënime për vrasje, duke e detyruar të kontaktonte familjarët e tij përmes WhatsApp-it për të kërkuar 4 mijë funde në këmbim të lirimit. Sipas aktakuzës, familjarët e tij ua kanë transferuar shumën e kërkuar.
Katër të pandehurit akuzohen për veprën penale të rrëmbimit, në bashkëkryerje, sipas nenit 191, paragrafi 2, pika 2.3, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Të pandehurit janë shtetas pakistanezë. Ata prezantohen në aktakuzë me emrat Sanëal Sanaullah, Muhammad Hamza, Yar Muhammed dhe Touseef Ahmed, ndërsa prokuroria pretendon se janë përdorur edhe emra të rremë.Të pandehurit prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.