Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha dhe drejtori i Departamentit për Kufi, nënkolonel Fehmi Xhata, vizituna në veri të vendit njësitë policore kufitare dhe patrullat e përbashkëta të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, vizituan edhe njësitë për ndërhyrje të shpejtë dhe njësitë e kontrollit kufitar ujor.
“Gjatë kësaj vizite, menaxhmenti policor u takua me zyrtarët e njësive kufitare, ku u njoftuan nga afër me punën dhe angazhimet e tyre patrulluese në mbikëqyrjen e brezit kufitar, konkretisht të vijës së gjelbër dhe vijës së kaltër, në funksion të mbikëqyrjes kufitare, forcimit të sigurisë dhe parandalimit të krimit transkufitar.
Menaxhmenti i Policisë së Kosovës përgëzoi zyrtarët policorë për punën dhe angazhimin e pakursyer në interes të sigurisë së qytetarëve dhe stabilitetit në Republikën e Kosovës.
Vizita u përmbyll me një patrullim me njësitë e kontrollit kufitar ujor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.