Pas 27 vjetësh pritjeje rivarroset Heroi i Kosovës Idriz Rrecaj

Aktuale

Pas 27 vjetësh pritjeje rivarroset Heroi i Kosovës Idriz Rrecaj

Më: 16 tetor 2026 Në ora: 16:45
Rrivarroset Heroi i Kosovës Idriz Rrecaj në Kompleksin Memorial në Marinë të Skenderajt.

Heroi i Kosovës, Idriz Rrecaj, i cili u rrëmbye dhe u zhduk me dhunë më 19 prill 1999, është rivarrosur sot në Kompleksin Memorial në Marinë të Skenderajt.

Rrecaj u rivarros, pasi eshtrat e tij u gjetën në varrezën masive në veri të vendit dhe mw pas përmes analizës së ADN-së.

Në ceremoninë e varrimit morën pjesë qindra qytetarë, përfshirë ish-presidenten e vendit, Vjosa Osmanin, kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku e deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Idriz Rrecaj lindi më 10 nëntor 1944 në Llaushë. Ai ishte mësues, inxhinier i bujqësisë dhe veprimtar i çështjes kombëtare. Gjatë jetës së tij, kontribuoi në organizimin e rezistencës, arsimin shqip, pajtimin dhe solidaritetin, si dhe mbështeti fuqishëm luftën çlirimtare.

Për kontributin e tij në çështjen kombëtare dhe përkushtimin ndaj lirisë së Kosovës, në vitin 2019 u dekorua me urdhrin “Hero i Kosovës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat