Sveçla reagon pas suspendimit të tre policëve të dyshuar për ngacmim seksual

Aktuale

Sveçla reagon pas suspendimit të tre policëve të dyshuar për ngacmim seksual

Nga: A.M. Më: 16 tetor 2026 Në ora: 20:23
Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas hetimit dhe suspendimit të tre zyrtarëve policorë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale të ngacmimit seksual dhe kontrollimit të paligjshëm, duke keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka mirëpritur angazhimin e përbashkët të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) dhe Policisë së Kosovës në trajtimin e këtij rasti.

Ai ka theksuar se nuk do të lejohet që veprimet e individëve të njollosin imazhin e Policisë së Kosovës dhe të pjesëtarëve të saj që, sipas tij, shërbejnë me profesionalizëm për sigurinë e qytetarëve dhe të vendit.

Postim i plotë:

Mirëpres angazhimin e përbashkët të Inspektoratit Policor të Kosovës dhe Policisë së Kosovës për hetimin dhe suspendimin e tre zyrtarëve policorë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale të ngacmimit seksual dhe kontrollimit të paligjshëm, duke keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar.

Nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë që asnjë individ të njollosë Policinë e Kosovës dhe pjesëtarët e saj, që me profesionalizëm shërbejnë për sigurinë e qytetarëve dhe të vendit tonë. Misioni i Policisë së Kosovës është shërbimi ndaj qytetarëve dhe pa asnjë kompromis dënojmë çdo keqpërdorim që bëhet për çfarëdo përfitimi në emër të saj.

Besimi i qytetarëve në Policinë e Kosovës është i ndërtuar mbi profesionalizmin, integritetin dhe përgjegjësinë e saj. Inspektorati Policor i Kosovës mbetet mekanizmi thelbësor i llogaridhënies, duke siguruar që çdo shkelje të trajtohet me seriozitet dhe pa asnjë kompromis.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat