SHBA: Polici qëllon për vdekje shoferin me ngjyrë, e dashura filmon ngjarjen ( +18)

Aktuale

SHBA: Polici qëllon për vdekje shoferin me ngjyrë, e dashura filmon ngjarjen ( +18)

Më: 7 korrik 2016 Në ora: 14:53
Pamje nga videoja

Duket se përmasat e dhunës policore në SHBA kanë tejkaluar parashikimet dhe kjo vërehet me videon e fundit, publikuar nga e dashura në një pikë kontrolli në Falcon Heights, Minnesota.

Fillimisht polici kërkon lejen e qarkullimit dhe dokumentacionin e veturës, megjithatë më pas qëllon katër herë mbi shoferin me ngjyrë, përcjell botasot.info lajmin e mediave ndërkombëtare.

E dashura e tij, më pas nxjerr videon në rrjetet sociale, duke bërë bujë të madhe. Ngjarja është regjistruar të mërkurën, 21.00. Krahas tyre në veturë ka qenë edhe vajza katër vjeçare, që ka parë sulmin, nga i cili vdiq babai.

Polici është arsyetuar me pretekstin se viktima nuk ishte treguar i qetë dhe kishte tentuar të sulmojë.

Akoma është në shqyrtim rasti nga autoritetet amerikane, por në këtë shtet amerikan, është e disata herë që ndodh një sulm i tillë. Zezakët e paraqesin si sulme raciste nga "policët e bardhë," ku kanë protestuar shpesh edhe dhunshëm./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat