Rrëfimi i qytetarit nga Gjilani, që pa me sy vrasjen e 9 korrikut

Aktuale

Rrëfimi i qytetarit nga Gjilani, që pa me sy vrasjen e 9 korrikut

Nga: M. Lakna Më: 13 korrik 2016 Në ora: 10:46
Ilustrim

Është dëshmitar i gjithë ngjarjes tragjike që ka ndodhur në Gjilan të dielën në Qytetin e Gjilanit. Qytetari Muhamet Redenica nga Gjilani, kishte par me sytë e tij momentin kur polici Faton Kurtalani shtiu në drejtim të Besim Ramadanit, duke mbrojtur kështu një fëmijë 11 vjec të cilin ky i fundit  e kishte plagosur.

Në një letër jashtëzakonisht të gjatë, Muhamet Redenica tregon se si ka ndodhur rasti duke treguar se atë ditë Besim Ramadani do të duhej të ishte në spital

Për më tepër lexojeni shkrimin e plotë, që Muhamet Redenica e ka publikuar në profilin e tij në Facebook.

E Vertata rreth vrasjes se 9 korrikut ne Gjilan

Pasi heshta per tri dite radhazi, nga moment i ngjarjes tragjike, ku eshte vrare nje qytetare i Republikes se Kosoves nga Sherbimi policore i Kosoves, sot vendosa definitivisht te shkruaj nje leter me disa rreshta, ku shpresoje se sado pak do te ndihmoje rastin ne fjale dhe 4 familjet e perfshira ne kete rast, dhe njekohesisht per te qetsuar ndergjegjen time.

Po shkruaj se pari per hire te Allahut te madheruar, per hire te drejtesise, dhe per hire te atyre 4 nenave qe eshte coptuar zemra e tyre, e te njeres vetem se e pashe e kisha ne duart e mia…

Une jame Muhamet B.Redenica, nga Gjilani. Jo qe desha une por me rastisi te jem deshmitare ne 90% te ngjarjes se aksidentit qe perfundoi me vrasje ne GJilan.

Jam fqiu I pare i te ndjerit Besim Ramadani, me teper se 10 vite. Kemi jetuar se bashku ne nje lagje ne nje rruge, dhe shpesh kemi ngrene dhe pire se bashku. Per 10 vite sa kemi jetu si fqinje, te gjithe e kemi dite dhe kemi qene te informuar per gjendjen shendetsore te Besimit, dhe gjithmone e kemi pase ne konsiderate dhe kemi tregu komplet si lagje respekt ndaj tije. Besimi shpeshe here ka qene I shtruar ne spitale ku ka mare barnat e nevojshme per llojin e semundjes se tije, dhe perpos qe ka qene mjaft i qete dhe nder personat me te respektuar te lagjes nga te gjithe, ai me sukses ka kryer edhe punen e tije si Kasap ne mishtoren Malsia ne Gjilan.

GJithmone jemi pershendetur dhe kudo qe jemi takuar , kemi ardhe deri ne shtepi se bashku.

Diten tragjike, e shtune me 09 korrik 2016, dikun rreth ores 17:00 kame arritur ne shtepi nga Prishtina ku edhe punoje dhe jetoje gjat gjithe javes, pasi kam pushuar disa minuta nena ime kishte qite pite, dhe me tha qe te shkoja deri ne shitore te bleje disa gjera, dhe si gjithmone respektin qe kame ndaje prinderve, pa e bere fjalen dy u nisa dhe shkova ne shitoren me te afert nga shtepia ime e cila gjendet rreth 5 minuta larg.

Duke u kthyer nga shitorja ne gjysmen e rruges takova tashme te ndjerin Besim Ramadani, I cili mbante ne dy duart nga nje thike te madhe te kasapit te cilat I kishte kape per bishti dhe tehin e kishin te kthyer mbrapa. Duke e dite gjendjen e tije shendetsore fillova te druhem paksa , por pasi puna e tije ishte Kasap dhe mjetet e tije te punes ishin pikerisht thikat, u ndjeva rehat.

Rreth ores 17:20 u takuam, ku na ndante vetem gjysme metre hapsire, dhe si gjithmone me pershendeti I pari citoj fjalet e tije “ Ku je MET, a paske ardhe a “.

Po I thashe une, pak ma heret, ti qka I ki punt a je mire, ka po shkon keshtu ne pune a?

Citoj Besimin “ Jo po shkoje ne katun ne SUHARNE” dhe u nise.

Duke u ndare nga une I beri telefoni, dhe njeren thike e qiti ne doren tjer per ta kape telefonin , dhi me kende bisedoje poashtu I tha se po shkoj ne katun. Ku edhe ndodhej babai I tije duke punuar.

Pasi ishte shume i qete dhe nuk verejtja asnje ndryshim ne te, vazhdova rrugen per ne shtepi ku ishin vetem nena ime, bashkeshortja dhe kunata ime.

Posa hyra ne shtepi, I tregova nenes sime , se e pashe Besimin shkoj ne katun edhe i kish pas dy thika ne dore.

Nena me tha se qe nga Fiter Bajrami e kendej eshte ne spital me doket.

Une u ula ne sallon, dhe leshova televizorin, dhe po shikoja PEACE TV, kur pa pritmas degjova disa te shtena armesh po thujse ne oborrin time dhe me vrap dolem jashte edhe une dhe nena e te gjithe qka ishim Brenda.

Pasi dola te shkallet degjova dikend qe bertiste ndal , ndal, ndal dhe degjova edhe dy krisma te revoles.

Xhaxhai im ishte mbi shtepi te veten I cili ishte duke punuar per ta rregulluar pllaken e dyte te shtepise, dhe e veta qka ndodhi, por ai ishte shtangur dhe nuk fliste.

Vrapova te rruga dhe aty pashe Te ndjerin Besim Ramadanin te shtrire ne toke, njeren kembe e kishte mbi tjetren dhe ishte I shtrire ne shpine, ku mbrapa kokes se tije e kishte mbuluar gjaku nje hapsire rreth gjysme metre. Dy police kishin nxjerre armet dhe mbanin ne gjendje gadishmerie dhe bertistin me sa ze qe kishin, “ MOS U AFRONI”

Ne keto memente ka dale nga shtepia e axhes sime, Nena e te ndjerit , dhe posa e ka pa ka fillu te qaje e te bertas, te shaje e neme policine, ju thoshte se ne ju thirrem qe ta dergoni ne spital e jot a vrisni.

Pasi policia nuk lejonin qe tafrohet askushe , dhe arrinin patrulla te ndryshme pa ndrepre, u detyrova qe se bashku me agjen time, gruan e tije dhe une te mos e lenim te afrohej afer kufomes.

Momenti me I veshtire I jetes sime ishte ky, kur nje nene, djalin qe e kishte rrite me munde e kishte te shtrire vetem dy apo tri metra larg, dhe une isha i detyruar te mos e lejoje te shkoje ta perqafoje.

Me pas pasi u largua nena e te ndjerit, dhe erdhi edhe vellau I te ndjerit Bekimi dhe vendi u rrethua me shirite policie dhe u mbush police nga te gjitha anet, po e pysja djalin e agjes Fatlumin I cili bashke me agjen ishte mbi shtepine e tyre, dhe e kishte pa ngjarjen qe te gjithen.

Fatkeqesisht mora vesh , se I ndjeri Besimi, posa eshte ndare nga une, kishte takuar femijet e Banesave sociale, te cilat ishin pothuajse vetem 200 metra nga ku e takova te ndjerin, dhe I kishte thene qe te behen rresht, dhe fatkeqesisht kishte goditur nje vajze te vogel rreth 11 vjeqare, dhe menjehere kishte vrapuar per ne shtepine e vete.

Nena dhe bashkeshortja e te ndjerin kishin shkuar te agja im pasi qe kishin pare besimin me thika ne dore ( ndoshta thika ka qene edhe e gjakosur), dhe kishin thirre policine ne menyre qe ta ndalnin dhe ta dergonin ne spital.

Fatlumi djali I agjes me tregonte se Besimi ishte nisur per te shtepia e Agjes time, kur ne hyrje te oborrit arrine edhe vetura e policies, dhe besimi me ti pare ju hidhet siper ne haup te vetures dhe e godet veturen me thika, policija tenton qe me veture te ike mbrapa por pengohet ne disa blloka qe ishin aty dhe nje sasi zalli, pastaj Besimi e ka sulmuar policin per xhami te vetures me thike, aj e ka shty me dere per ta rrezuar por nuk ka mundur, ku Besimi e ka sulmu prap…

Pastaj polici tjeter ka dale nga vetura dhe eshte terhjekur mbrapa pergjate rruges, duke shtene para kembeve te Besimit dhe duke bertitur “NDAL” , mirpo Besimi bertiste “DORZOHUNI” dhe vraponte ne drejtim te policit, deri ne funde te rruges ku prapa shtepise se Besnikut fqiut tjeter ndodhe edhe rasti tragjik, ku polici detyrohet te qelloje ne koke Besimin dhe ta lere te vdekur.

Pase kesaje Arrijne forca te medha policore, dhe njesite te ndryshme, dikun rreth 50 vetura.

Per tri ore te tera kufoma ka qendruar e shtrire ne ate vende e mbuluar me nje qebe.

Pas kesaje shkuam neper shtepite tona, por , isha I tronditur as nuk munda te fle ,as te ha as te pi asgje. Duke hulumtuar ne internet pashe se polici I lenduar ishte Fidan Kurtalani, kjo me tronditi edhe me shume, pasiqe e njihja shume mire edhe Fidanin, ( para 4 apo 5 viteve e fejuara e Fidanit kishte punuar te ne si ligjeruese e Gjuhes Angleze ) pra njiheshium shume mire.

Siq e njihja Fidani ishte nje djale mjaft I edukuar dhe aq sa e njihja une, rralle munde te gjesh nje njeri qe eshte I perkushtuar ne punen e tije siq eshte Fidani.

Policin tjeter qe kishte shtene nuk e njihja.

Pasi luta Allahun qe te sherohen edhe Fidani edhe vajza e vogel, babain e te ciles po ashtu e njoh, u mundova te flija por kote, ato skena gjithnje me rrinin parasyve.

Te nesermen ishim te familja e Besimit ku vertet u merzita edhe me shume, por pergezoje babain e Besimit Agjen Dane per durimin dhe maturine qe tregonte.

Pastaj dikun rreth ores 17:00 te dielen udhetova per ne Prishtine.

Ne internet , per keto tri dite po shikoja dhe po lexoja komente dhe shkrime te ndryshme, dikend e shpallnin hero e diken e quanin me emra te ndryshem, thua se kjo ngjarje ishte planifikuar te ndodhe, por populli im eshte ky nganjehere folin dhe komentoje sikur te ishin ne vende te ngjarjes e ne fakt nuk dine asgje , e kane vetem me te nime. Allahu I falte, dhe I udhezofte sepse te japesh nje koment ose te beshe nje shkrime , ne situate te tille pa ditur asgje, ti vetem se I ke vrare per se dyti zemrat e kater nenave , Te nenes se Besimit te ndjere, te nenes se vajzes se vogel , dhe dy nenat e dy policeve.

PERFUNDIM:

Pasi qe sqarova rastin se si ka ndodhe ne detaje, per hire te Allahut te madherishem qe na takon te folim vetem te vertetn edhe nese eshte ne dem tonin, si dhe ne emrin e kater nenave te cilat ate dite te kobshme ju shkrumua zemra, me takon qe te jape edhe nje perfundim rreth kesaje ngjarje te tmerrshme.

Mendimi im personal eshte ,se faji per kete ngjarje tragjike duhet te kerkohet shume me perpara se te ndodhte kjo ngjarje , te shtunes se 9 korrikut, se si eshte lejuar qe te vije ngjarja deri ne kete pike. Pra duhet te shikohen situate se si I ndjeri Besim Ramadani nuk ka qene ne spitale por ne lagje me dy thika ne duar.

Jame ende I tronditur , se si I ndjeri Besim Ramadani nuk me dha as edhe nje shenje ate dite, se nuk eshte mire me shendet, apo se ka kaluar ne nje agresivitet te tille sa qe edhe te sulmoje kedo qe takon.

Per keto tri dite sa kan kaluar nga ngjarja ende nuk mundem te qetsohem , mendoje skenare te ndryshem qe ate dite fatkeqe kane mundur te ndodhin.

Ndoshta une do ta kisha fatin te isha I sulmuari I pare, pasiqe vetem u takuam shume afer.

Apo ndoshta derisa te isha kthyer une nga shitorja, ai do te kishte sulmuar nenen time, bashkeshorten dhe kunaten, pasiqe dyert ishin hapur .

Apo ndoshta po te mos kishte arritur policia me kohe, fatin e keq do ta kishin femijet e agjes time, edhe per ku vetem se ishte nisur Besimi.

Policet ate dite te zeze vertet ishin heronje, arriten ta ndalin nje te keqe te madhe, duke shkaktuar nje te keqe tjeter e qe ndoshta ka pase edhe mundesi tjera per ta ndaluar e most a vrare, plagosje nga kembet apo diqka e tille, por keto pune me se miri I dine organet kompetente.

Besim Ramadanin insh-Allah Allahu e shperblene me xhenet dhe ia fale mekatet e kesaje bote.

Policin e lenduar Fidan Kurtalanin insh-Allah Allahu ja mundesone te sherohet sa me pare, dhe te kthehet ne detyren e tije te shenjte.

Policin tjeter Arbnor Rashiti, insh-Allah Allahu e fale, dhe ia qetesone zemren nga ndergjegja , sepse veshtire ka qe te jeshe ate dite ne vendin e tije.

Dhe I luse organet e drejtesise, Prokurorine e shtetit, Policine e Kosoves, Ministrine e shendetssise qe ky rast mos te shuhet pas tri dite dhe te lihet ne harrese, e pasnjekohe te perseritet, por te merret seriozishte dhe te hulumtoje te gjitha keto raste, te trajtohen dinjitetshem dhe te rehabilitohen me kohe dhe mos te lihen ne meshiren e fatit.

Familjes se Besim Ramadanit insh-Allah Allahu jua shtone durimint dhe I forcone zemrat e tyre qe ta perballojne kete humbje te madhe.

Dhe Besimi te jete vertet heroi I pare qe rastet si I tije dhe edhe me te renda qe te mos jene me vetem ne meshiren e fatit dhe kohes port e trajtohen institucionalisht .

Kerkoje nga Organet e hetuesise qe kete shkrime ta perdorin si deklarate ose deshmi per kete ngjarje dhe te kryjne punen e tyre ashtu si I obligon ligji dhe detyra e shenjte qe kane marre persiper.

Ju beje apele qe te organizohen tryeza, tribuna dhe emisione te shumta ne kete drejtim qe familjaret mos te ngurojne ti paraqesin rastet me kohe dhe te trajtohen ne kohen e duhur.

Tani jame me I qete dhe shpresoje te jeme me ndergjegje te paster ne punen qe beje dhe kohen kur shkoje ne shtrate.

Muhamet B.REDENICA / Prishtine 12. 07. 2016 ( ora 18: 24 )

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat