Vrasja në Ferizaj, familja e gruas jep detaje për jetën e çiftit

Aktuale

Vrasja në Ferizaj, familja e gruas jep detaje për jetën e çiftit

Më: 13 korrik 2016 Në ora: 22:07
Hajrizi dhe Flora


Nata mes të martës e të mërkurës, ishte shumë më e zezë se zakonisht, për familjen Bajrami nga Ferizaj.

Burri 28 vjeç, Hajrizi qëlloi për vdekje gruan e tij Florën, një vit më të re, e më pas ia mori jetën edhe vetes.

Ngjarja ndodhi në dhomën e gjumit të çiftit, ku policia më pas gjeti një kallashnikov me të cilën dyshohet se u kryen vrasjet.

Askush në familjen Bajrami nuk deshi të flasë shumë për atë që ndodhi. Ata thanë se nuk dinë gjë për rrethanat e kobshme.

Edhe te familja e gruas së Hajrizit thanë se nuk e dinë pse dhëndri ua vrau bijën.

Por, Omurët treguan se në familjen ku ndodhi tragjedia kishte një gjendje të rëndë financiare.

Më tepër se kaq, familjarët e gruas së vrarë thanë se ajo u kishte treguar disa herë se burri i saj përballej edhe me telashe tjera. Ata tregojnë se fëmija që çifti lanë pas, ka qëndruar prej më shumë se një viti te ta.

“Ka ardhë ndoshta një herë në muaj ta shoh djalin”, tregon njëri nga familjarët.

Ai shton se Hajrizi ka pas telashe edhe me shëndetin psikik, ndërkaq ka theksuar se çifti pati emigruar në Evropë ilegalisht, por më pas janë kthyer.

Familja Omuri supozon se kthimi nga Evropa, është arsyeja pse Hajrizi nuk mundi ta marr veten sërish dhe ndoshta ky është shkaku që çoi në tragjedi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat