Çfarë dihet deri më tash për sulmin në Nicë të Francës (Foto)

Aktuale

Çfarë dihet deri më tash për sulmin në Nicë të Francës (Foto)

Më: 15 korrik 2016 Në ora: 08:22
Sulmi në Nicë


Një kamion i madh ka hyrë me shpejtësi në mes të turmës të cilët festonin Ditën Bastille, që është festë kombëtare franceze të enjten vonë në mbrëmje, duke shkelur mbi trupa njerëzish, akt që presidenti i vendit e ka cilësuar si sulm terrorist.

Rreth orës 10:30 të mbrëmjes së enjte, kamioni hyri ne mesin e turmës në Nicë të Francës. Zyrtarët francezë deklaruan se një person është identifikuar si  vozitës i kamionit, i cili ishte qëlluar për vdekje nga policia.

Së paku 80 persona janë vrarë, ka deklaruar të premten në mëngjes, ministri i Punëve të Brendshme, Bernard Cazeneuve. Gjithashtu në këtë sulm ai tha se janë lënduar edhe shumë të tjerë prej të cilëve disa shumë rëndë.

Presidenti i vendit, Francois Hollande ka deklaruar se ky është një sulm terrorist dhe për këtë arsye ka thirrë ën mbledhje urgjente ministrin e Brendshëm për të diskutuar për situatën. Ai tha se do të udhëtojë nga Parisi për në Nicë, sot pasdite.

Presidenti deklaroi se do të  shtyjë edhe për tre muaj kërkesën për situatë emergjente të deklaruar pas sulmeve terroriste  afër Parisit në nëntor të vitit të kaluar. Kjo masë ishte paraparë të skadonte me 26 korrik.

Terroristi 31-vjeçar sulmoi trumën me kamionin e tij. Ai u qëllua për vdekje nga Policia franceze, ndërsa ende po vazhdon identifikimi i shoferit të kamionit, i cili sipas dëshmitarëve bërtiste “Allahu Akbar” – Zoti është më i madhi – para se të vritej.

Një sasi e madhe e armëve, granata dhe armë ‘të mëdha’ u gjetën më pas në brendësi të kamionit.

Grupet pro-ISIS kanë festuar sulmin që ndodhi në festën më të rëndësishme kombëtare të Francës, por ende grupi terrorist nuk ka marrë zyrtarisht përgjegjësinë.

Përkrahësit e Shtetit Islamik kanë shprehur gëzimin e tyre në rrjetet sociale pas sulmit në Francë. “Numri i të vrarëve ka arritur në 62 kryqtarë francezë dhe të pafe në Nice, Francë… Allahu është i madh, Allahu është i madh”, thuhet në njërin ‘tweet’ raporton Reuters.

Ministri i brendshëm francez, Bernanrd Cazeneuve ka thënë se numri i të vdekurve nga sulmi terrorist ka shkuar në 80 dhe 18 nga të lënduarit janë në gjende të rëndë.

Image
 
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat