Avokati Tmava kërkon sqarimin e imunitetit diplomatik dhe funksional të gjyqtarit Carolan

Aktuale

Avokati Tmava kërkon sqarimin e imunitetit diplomatik dhe funksional të gjyqtarit Carolan

Më: 15 korrik 2016 Në ora: 19:42
Enver Hasani

Bajram Tmava, avokati i ish Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasanit, e ka paraqitur në seancën e sotme në Gjykatë një parashtresë rreth aspektit të imunitetit diplomatik dhe funksional të gjyqtarit Robert Carolan.

Në parashtresën e adresuar për Kryetarin e trupit gjykues, gjyqtarin Shasivar Hoti, Tmava i paraqet disa arsye që dëshmojnë se nuk janë përmbushur rrethanat e nevojshme për ta përcaktuar me saktësi veprën penale.

“Vendimmarrja në rastin KO 155/14, e i njohur si rasti i ‘Dekretit të Presidentes’ për vazhdimin e mandatit të gjyqtarëve ndërkombëtar është në tërësi çështje e imunitetit funksional. Është paraqitur si çështje edhe imuniteti diplomatik i gjyqtarit ndërkombëtar Robert Carolan, i cili imunitet është i rregulluar me Kushtetutën e Kosovës, ligjet dhe konventat ndërkombëtare – Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike, të datës 18.04.1961. Në dispozitën e Nenit 242 paragrafi 3 të KPP-së, ju sipas detyrës zyrtare duhet të përcaktoni nëse keni kompetencë për të vepruar për këtë çështje penale sipas aktakuzës së paraqitur e të lexuar në këtë seancë fillestare”, thuhet aty.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat