“Të fortit” me armë nëpër dasma

Aktuale

“Të fortit” me armë nëpër dasma

Më: 17 korrik 2016 Në ora: 08:59
Arme ne dasma

?Posedimi dhe të shtënat me armë zjarri nëpër dasma po krijojnë shqetësim të madh për shoqërinë tonë.

Madje, ka raste kur disa njerëz bartin armë nëpër këto dasma, vetëm që të shihen si të “fortë” në qytet.

KosovaPress-i ka arritur që përmes fotografive të kap disa nga dasmorët me armë të gjatë (çifte) në krahëror, të cilët qëndrojnë kohë të gjatë në qendër të qytetit.

 Ngjarja ka ndodhë para disa ditësh në udhëkryqin mes rrugëve ‘Lola Ribar’ dhe ‘Knjaz Millosh’ afër shkollës teknike në veri të Mitrovicës, ndërsa dëshmitarët thonë se personat që shihet në foto, ka shtënë disa herë në ajër pa u penguar nga askush edhe pse aty pari janë parë pjesëtarët e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat