Hetimet, dalin detaje të reja për autorin e masakrës në Nisë

Aktuale

Hetimet, dalin detaje të reja për autorin e masakrës në Nisë

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 08:22
Mohamed Lahouaiej Bouhlel

Atentatori i Nisës ishte i obsesionuar pas seksit. Ky është një prej detajeve që kanë dalë nga hetimet mbi njeriun që hyri me kamion në mes të turmës në Nisë të Francës, duke u shkaktuar vdekjen 84 personave. Mohamed Lahouaiej Bouhlel frekuentonte faqet e takimeve në internet, ku gjente femra dhe meshkuj, me të cilët më pas linte takime. Mes tyre, më i preferuari ishte një 73-vjeçar.

31-vjeçari, baba i tre fëmijëve, shikonte video për të rrit, të cilat përfshinin skena me tortura dhe prerje koke. Pavarësisht se kishte deklaruar se ishte besimtar mysliman, Bouhlel ishte biseksual, pinte alkool dhe përdorte drogë.

Shumë prej këtyre detajeve kanë dalë pas analizimit të celularit të tij, i cili u gjet në kamionin që kreu sulmin. Duket se ai preferonte t’u dërgonte selfie njerëzve me të cilët takohej, pasi në celular i janë gjetur një numër i madh fotosh të bëra në kamion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat