Një njeri është arrestuar në Bruksel si i dyshuar se posedon bombë

Aktuale

Një njeri është arrestuar në Bruksel si i dyshuar se posedon bombë

Më: 20 korrik 2016 Në ora: 18:11
Pamje ngavendi i ngjarjes

Policia në Bruksel ka rrethuar një njeri që po sillej si i dyshimtë dhe kishte veshur " një pallto të gjatë me tela ", raportojnë mediat belge.

Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar pranë Place de la Monnaie në qendër të kryeqytetit belg.

Skuadra antibombë është e pranishme në vend të ngjarjes. Dyqanet në afërsi janë evakuuar dhe disa rrugë janë mbyllur.

Foto nga skena tregojnë një njeri të gjunjëzuar me duart e tij lart, derisa policia mbajnë armët drejt tij.

Policia thotë se ata kanë të dyshuarin " nën kontroll ", por nuk ende nuk e kanë arrestuar atë.

Incidenti ndodhi një ditë para Ditës Kombëtare të Belgjikës, ku kishte siguri të shtuar për festimet.

32 njerëz janë vrarë në sulmet me bomba në Bruksel në fillim të këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat