LDK kërkon që autori i heqjes së fotografisë së Rugovës të vihet para drejtësisë

Aktuale

LDK kërkon që autori i heqjes së fotografisë së Rugovës të vihet para drejtësisë

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 14:28
Fotografia e ish-presidentit Ibrahim Rugova

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka dënuar ashpër heqjen e fotografisë së Ibrahim Rugovës nga një mërgimtarë në Kuvendin e Kosovës.

Ky është reagimi i plotë i Kryesisë së LDK-së:

Historinë e re e kemi dëshmitaren më të mirë se në themelet e institucioneve të vendit tonë qëndrojnë vepra dhe vizioni i Presidentit Historik  të Republikës së Kosovës Ibrahim Rugova.

Veprës së tij, pëlqimin dhe përkrahjen  ja dhanë gjithmonë qytetarët e Kosovës, vizionit të tij po ja jap pëlqimin dhe përkrahjen koha.

Cenimi i kësaj vlere nuk mund të bëhet kurrë nga askush, asnjëherë, sepse ka prapa vullnetin e qytetarit të Kosovës dhe institucioneve të cilat po i ndërtojmë. Aq më pak mund ta bëjnë këtë matrapazët të cilëve tundimi për të ra në sy i verbon deri në marrëzi.

Kërkojmë nga organet përkatëse që autorin e këtij veprimi kriminal ta vënë para drejtësisë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat