Tre shqiptarë nga Kosova të vdekur në sulmet në Mynih, Konsullata e Kosovës s’ka informata

Aktuale

Tre shqiptarë nga Kosova të vdekur në sulmet në Mynih, Konsullata e Kosovës s’ka informata

Më: 23 korrik 2016 Në ora: 09:33
Pamje nga Mynihu

Edhe pse në media dhe rrjetet sociale po njoftohet se në sulmet e djeshme në Mynih të Gjermanisë, kanë vdekur edhe shqiptarët nga Kosova  Dijamant Zabergja, Armela Segashit dhe Sabina Sulajt. Konsullata e Kosovës në Mynih ka thënë se ende nuk kanë asnjë informatë zyrtare nëse ndonjë nga nëntë viktimat janë  shqiptarët nga Kosova.

“Ne e kemi të pamundur të kontaktojmë policinë për shkak e nuk punojnë linjat. Po ashtu, e kemi të pa mundur të dalim në rrugë për shkak të apelit të policisë që të qëndrojmë në shtëpitë tona. Për këtë arsye ne nuk po mundemi të bëjmë vizitë as nëpër spitale”, i ka thënë Kp, njëri nga përfaqësuesit e Konsulltës së Kosovës në Mynih.

Megjithatë, familjarët e Dijamant Zabergja, Armela Segashit dhe Sabina Sulajt, përmes postimeve në rrjetet sociale kanë publikuar fotografitë me mbishkrime për vdekjen e tre të rinjve në sulmet në Mynih. 

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat