Abdixhiku: Ditë e rëndë për Kosovën, terrori ra dhe mbi ne

Aktuale

Abdixhiku: Ditë e rëndë për Kosovën, terrori ra dhe mbi ne

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 23 korrik 2016 Në ora: 12:42
Lumir Abdixhiku

Pas sulmit që ndodhi mbrëmë në Mynih të Gjermanisë, ku mbetën të vdekur 10 persona, ndërsa u lënduan dhjetëra të tjerë, ka reaguar edhe analisti Lumir Abdixhiku.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai thotë se kjo është ditë e rëndë për Kosovën, pasi tre prej të vrarëve janë shtetas të Kosovës, transmeton Bota Sot.

“Ditë e rëndë për Kosovën. Terrori ra dhe mbi ne.

Armela, Sabina e Dijamanti janë tre kosovarët e vrarë në Munich. Ishin veçse 14, 18 e 21 vjeç. Tre jetë, ende të pa nisura mirë, të shuara mizorisht nga ligësia e të sëmuerve.

E rëndë; dërmuese”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat