Selimi fajëson Qeverinë për Ligjin për Policinë dhe FAK-un

Aktuale

Selimi fajëson Qeverinë për Ligjin për Policinë dhe FAK-un

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 11:54
Rexhep Selimi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi tha se situata e krijuar në Kuvend ka pasur ndikim edhe në punën e Komisionit për Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së.

Selimi duke folur në mbledhjen e këtij Komisionit tha se nëse janë mbrapa me agjendën s’është faji i komisionit por i Qeverisë pasi që siç tha ai  Qeveria nuk ka proceduar ligje.

 “Është hendikep edhe mungesa e kryetarit të Komisionit. Mendoj se edhe puna e komisionit është e ndërlidhur me punën e Kuvendit dhe Qeverisë. Ligjet e nevojshme ka qenë ligji për pensionim të parakohshëm të policëve”, tha Selimi.

 Sipas tij  Komisioni ka mundur të bëjë më shumë edhe në legjislacionin për  shndërrimin e FSK-së në Forca të Armatosura.

 “Ne jemi të gatshëm të bëjmë më shumë nëse Qeveria do të ishte e gatshme t’i procedojë ligjet”, tha Selimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat