Hajdari: Xhavit Haliti, ka përgjegjësi, për të vrarët e Kumanovës

Aktuale

Hajdari: Xhavit Haliti, ka përgjegjësi, për të vrarët e Kumanovës

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 29 korrik 2016 Në ora: 16:11
Foto ilustrim

“Deklarata e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti, më duket më shumë si një përpjekje për t'i ikur përgjegjësisë, që e ka patur ai lidhur me aktivitetet rreth zhvillimeve të 9-10 majit në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Në Maqedoni tani po afrohen zgjedhjet parlamentare dhe duke i hedhur një pjesë të përgjegjësisë qeverisë së Kosovës, Haliti po mundohet të shpërlajë fajin e vëllezërve të tij nga koha e fondeve milionëshe të diasporës, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi”, ka thënë  analisti Fejzi Hajdari për gazetën “Bota sot”.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka akuzuar Qeverisë e Kosovës, përkatësisht Ministrin e Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, se po i injoron në komisionin për siguri, dhe nuk po e sqaron rastin e Kumanovës. Sipas Halitit, këtë rast kanë mundur ta parandalojnë institucionet e sigurisë të Kosovës dhe Maqedonisë.  Edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se Qeveria e Kosovës, ka mundur t`i shpëtonte të gjithë ata që u vranë dhe që u zunë rob në Kumanovë në Maj të vitit të kaluar. “Edhe unë mendoj se Qeveria ka mundur t'i shpëtojë të gjithë ata që u vranë dhe që u zunë rob në Kumanovë në Maj të vitit të kaluar.

Përderisa vetë MPB-ja, ka bërë të ditur se ka pasur njohuri paraprakisht dhe nuk e ka parandaluar, atëherë po del të jetë se ka qenë pjesë e asaj kurthe për shqiptarët në Kumanovë”, ka thënë Selimi për gazetën “Bota sot”.

Ndërkaq, deputeti nga Nisma për Kosovën, Zafir Berisha, ka thënë për gazetën “Bota sot”, se në mbledhje të Komisionit për siguri, i kanë thënë ministrit të brendshëm Skënder Hyseni se është bashkëfajtor në komplotin ndaj djemve në Kumanovë.  

Fejzi Hajdari, publicist nga Maqedonia, ka thënë se deklarata e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës Xhavit Halitit, është më shumë si një përpjekje për t'i ikur përgjegjësisë, që e ka patur ai lidhur me aktivitetet rreth zhvillimeve të 9-10 majit në Lagjen e Trimave në Kumanovë. “Deklarata e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti, më duket më shumë si një përpjekje për t'i ikur përgjegjësisë, që e ka patur ai lidhur me aktivitetet rreth zhvillimeve të 9-10 majit në Lagjen e Trimave në Kumanovë, se sa një orvatje për të hedhur dritë, mbi këtë ngjarje të bujshme që gati se mori dimensionin rajonal. Në Maqedoni tani po afrohen zgjedhjet parlamentare dhe duke i hedhur një pjesë të përgjegjësisë qeverisë së Kosovës, Haliti po mundohet të shpërlajë fajin e vëllezërve të tij nga koha e fondeve milionëshe të diasporës, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi. Kjo është një punë e kotë që nuk bëhet, sepse sa për informatë të opinionit në Kosovë, shqiptarët e Kumanovës që nga 9 maji nuk e pranojnë Ahmetin në qytetin e tyre”, ka thënë Hajdari për gazetën “Bota sot”. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat